Pushimet dimërore janë duke vazhduar dhe “LET Center” ka menduar t’i argëtoj së paku 50 fëmijë nga klasa e parë deri në të pestën, duke iu ofruar një javë të mbushur me aktivitete të ndryshme edukative, argëtuese si dhe do të ketë të ftuar special. Përkërisht për këtë, Radio KFOR-i kontaktoi drejtoreshën e “LET Center”, zonjën Linda Hoxha, e cila tregoi se kampi do të zhvillohet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, prandaj do të jetë i hapur për fëmijë të të gjitha komuniteteve. Më tutje zonja Hoxha tregoi se cili është qëllimi kryesor i kampit “Kampi Dimëror LET Center 2020”:
“Si qëllim kryesor kemi lojërat në tavolinë, benefitet e lojërave në tavolinë janë: përmisimi i fokusimit, zhvillimi i bashkëndjesisë së punës në grup, socializimi i fëmijëve mes tyre dhe me personalitete të ndryshme.”
Kampi dimëror i cili ofron mprehtësi si dhe gjetjen e shkathtësive të fituara gjatë gjithë vitit, fillon sot (3 janar) dhe do të zgjasë deri më 10 janar. Për tu njoftuar më shumë rreth këtij kampi, të interesuarit mund të kontaktojnë këtë numër të telefonit: 045166144 ose përmes postës elektronike: qendralet@gmail.com