Rrjeti i OJQ-ve Lokale “Demokracia Fillon Këtu”, nesër (4 janar) nga ora 12:00 pritet të ndajnë “Çmimin vjetor për kontribut të veçantë për shoqërinë”, në komunën e Podujevës për vitin që e lamë pas 2019.
Ky vlerësim u bëhet personaliteteve të ndryshme nga shqëria civile, duke ju ndarë çmime tri personalitetve: Për arritje të mëdha në nivel kombëtar dhe Nderkombëtar; Përkushtim dhe kontribut të dalluar në fushën e artit dhe Kulturës si dhe Mediumeve elektronike që fokus kanë aktivitetet në komunën e Podujevës.
Organizatorët thonë se duke ndarë këto çmime ata synojnë t’i inkurajojnë të rinjtë që të nxisin ndryshime pozitive në komunën e Podujevës.