Në kuadër të kampanjës së gastronomisë, që po zhvillohet gjatë muajit shtator, në Radio KFOR sot (07.09.22), i ftuar ishte menaxheri i kreperisë së njohur ‘Big Scoop’, z. Dren Shala. Kreperia e njohur për ushqimin e mrekullueshëm, e themeluar në vitin 2010, përveç që mund ta gjeni në disa qytete të Kosovës, është rritur tashmë edhe në disa vende të rajonit. Shije fantastike të krepeve të ëmbla e të njelmëta, meny të pasur dhe buzëqeshja që ju sjell ‘Big Scoop’, posa të shijoni krepat e tyre, janë misioni i kësaj kreperie.
Z. Shala, tregoi për konceptin unik të produkteve të tyre dhe mundësive të shumta që ofrojnë për të gjitha shijet: “Në fillim kemi pasur hapësira dhe më pak punëtor, mirëpo gradualisht jemi zhvilluar, kemi krijuar një plan dhe jemi kujdesur që të gjitha produktet ti kemi të freskëta dhe për momentin kemi 11 pika në tërë Kosovën e në disa vende të rajonit dhe po mendojmë që të jemi prezent edhe në Gjermani. Secili person e gjen veten tek ne, sepse klientët tanë mund të zgjedhin shijen e tyre sipas preferencave. Po ashtu, të gjitha produktet tona janë të freskëta dhe shijet janë të njëjta, në të gjitha pikat tona.”
Për fund, z. Dren Shala, tha se rinia është ëmbëlsia e vendit, duke shprehur mirënjohjen për klientët dhe bashkëpunëtorët e ‘Big Scoop’.