“Le të veprojmë të gjithë së bashku, për ajrin që e ndajmë!” kjo është motoja e ditës së sotme, e njohur si “Dita Ndërkombëtare e Ajrit të Pastër për Qiej të Kaltër”, e cila shënohet nga viti 2019, e vendosur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Shëndeti i çdo individi mund të ndikohet nga ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit. Gjithashtu mund të përkeqësojë ose të shkaktojë një sërë sëmundjesh të lidhura me mushkëritë dhe frymëmarrjen, të cilat mund të rezultojnë me kancer apo edhe vdekje të hershme.
99% e botës sonë është e ekspozuar ndaj ajrit të ndotur, duke shkaktuar rreth 7 milionë vdekje të parakohshme çdo vit.
Në këtë ditë që shënon “Ditën Ndërkombëtare të Ajrit të Pastër për Qiej të Kaltër”, u bëhet thirrje të gjithëve, Qeverive dhe Korporatave, shoqërisë civile dhe individëve, që të marrin masa për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe të sjellin një ndryshim transformues për ajrin që ndajmë të gjithë së bashku.