Një kafshë shtëpiake është padyshim një mik i shkëlqyer. Pas një dite të vështirë e të gjatë, dashurinë më të sinqertë e marrim nga këto krijesa që na duan pa kushte. Përveç dashurisë që na e ofrojnë, nga studimet e shumta është dëshmuar se nëse mbajmë një kafshë shtëpiake, ne kem edhe këto përfitime: ata na mbajnë të sigurt, nuk ndihemi të vetmuar, ulin nivelin e stresit, përmirësojnë sistemin tonë imunitar dhe gjithashtu parandalojnë shfaqjen e alergjive tek fëmijët.
Në Kosova ka shumë familje që mbajnë kafshë shtëpiake, mirëpo për përvojën me kafshë shtëpiake, më shumë na tregoi një dëgjuese e Radio KFOR-it, Dorina Karaxha, e cila për 4 vite ka një shok të ri në familjen e saj: “Qeni im quhet Snow dhe i përket racës maltese, ndërsa emri i vjen pikërisht prej pamjes së tij. Është pjesë e familjes sonë prej 4 vitesh e shpeshherë është më i përkëdheluri nga të gjithë, sinqerisht nuk besoj që mund ta përshkruaj reagimin e kësaj krijese, kur unë kthehem nga puna, çdo lodhje e stres e harroj qysh në ato sekondat e para kur e shoh.”
Profesori i psikologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Teksasit, Blair Justice, në lidhje me mbajtjen e kafshëve shtëpiake thotë “Ashtu si çdo aktivitet i këndshëm, loja me një qen apo kafshë shtëpiake, mund të rrisë nivelet e serotoninës dhe dopaminës – transmetues nervorë që dihet se kanë veti të këndshme dhe qetësuese”.