Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, po vazhdon që të jetë vendi ku zbarkojnë premierat botërore të filmave. 16 dhjetori, është data kur në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, do të shfaqet “Spider-Man No Way Home”. Bashkë me shfaqjen e filmit do të ketë edhe shpërblime, pasi Cineplex po organizon me këtë rast edhe ngjarjen ‘Spider-Man Day’ (Dita e Njeriut Merimangë).
“Në Prishtinë loja shpërblyese do të përfshijë 5 gift cards (kupona shpërblyes) në vlerë prej 50€ nga E-baa online dhe 10 duksa nga Marso Shop, ndërsa në Prizren do të kemi 3 gift cards (kupona shpërblyes), në vlerë prej 50€ nga Aztech”, thuhet në njoftimin e Cineplexx.
Biletat për të parë premierën “Spider-Man No Way Home”, mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS apo në kinema nga ora 14:30, ndërsa për oraret e shfaqjes së filmave, mund të njoftoheni përmes faqes www.cineplexx-ks.eu.