Dita e sotme, 17 nëntori, shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Studentëve’, ku shumë kolegje dhe universitete në mbarë botën, mbajnë ngjarje që promovojnë multikulturalizmin dhe diversitetin. Jeta studentore është një nga fazat më të paharrueshme të jetës së një personi, ku ne si student ndërtojmë themelet e jetës, mësojmë të rritemi emocionalisht, fizikisht, filozofikisht dhe shoqërisht. Dita e sotme, shërben që studentët të ngrenë zërin për qasje të barabartë në arsim, inkurajon studentët të marrin pjesë në aktivizëm në fusha të ndryshme, të tilla si ato politike, mjedisore dhe ekonomike.
Kjo datë përkujton 17 nëntorin e vitit 1939, datë kjo kur forcat naziste ndërhynë në Universitetin e Pragës dhe ekzekutuan pa gjyq, nëntë studentë, udhëheqës të demonstratave studentore.
Për shkak të kësaj ngjarje të pashembullt, 17 nëntori është shpallur ‘Ditë Ndërkombëtare e Studentëve’.