E enjtja e tretë e muajit nëntor (17.11.22), i është rezervuar shënimit të ‘Ditës Botërore të Filozofisë’. Kjo ditë shënohet me qëllim të inkurajimit të njerëzve kudo në botë, që të shfaqin trashëgiminë e tyre filozofike dhe të hapin mendjet e tyre për ide të reja, duke inspiruar debate publike ndërmjet intelektualëve dhe shoqërisë civile, mbi sfidat me të cilat përballet shoqëria jonë.
Për nder të shënimit të kësaj dite, Shoqata e Filozofëve të Kosovës po e organizon Konferencën e XIII-të ndërkombëtare, me temën “Sfida Postfenomenologjike – Raporti i Njeriut me Teknologjinë”, konferencë kjo e cila do të mbahet në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, Salla 14, me fillim nga ora 09:00.
Kjo konferencë pritet të sjell në Kosovë disa nga emrat më të rëndësishëm të disiplinës së post fenomenologjisë dhe filozofisë si: Profesor Astrit Salihu, Profesor Bas de Boer, Akademiku Muhamedin Kullashi, Profesor Robert Rosenberger, Profesori Lars Botin, Profesoresha Hasnije Ilazi, dhe Profesori nga Kroacia, Lino Veljak.