Elementi i Mbështetjes Kombëtare Sllovene me bazë në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, ka hapur një pozitë të lirë për PËRKTHYES.
Formularin e Aplikimi të KFOR-it si dhe detaje tjera për të aplikuar për këtë pozitë, aplikantët mund ti gjejnë në këtë faqe interneti: jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-kfor
Për të aplikuar për këtë pozitë, të interesuarit duhet të plotësojnë këto kushte:
- Të kenë përfunduar shkollën e mesme
- Minimum 3 vjet eksperiencë si gjuhëtar
- Njohuri/eksperiencë të mirë pune në produktet MS Office
- Aftësi të mira pune në ekip dhe aftësi komunikuese.
Aplikantët duhet të kenë aftësi gjuhësore në lexim, shkrim, dëgjim dhe në të folur në tri gjuhë:
– Anglisht – Mirë
– Shqip – Shumë mirë
– Serbisht – Mirë
Paga bazë për këtë pozitë është 834.00 € në muaj.
Për të aplikuar për pozitën përkthyes, aplikantët duhet të jenë banor të ligjshëm të Kosovës.
Aplikacionin e KFOR-it, pas plotësimit mund ta ktheni me e-mail, në adresën elektronike recruitment@hq.kfor.nato.int deri të martën, 27 shkurt 2024, apo aplikacionin mund ta dorëzoni edhe personalisht, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Kosova Film, në kutinë postare, e cila ndodhet në objektin Izmir, tek porta kryesore e Kosova Filmit.