Çdo vit, nga data 1 deri më 7 janar, shënohet ‘Java e Zgjedhjes së Dietave’ e organizuar nga ‘Rrjeti i Ndërgjegjësimit Vegjetarian’, për të mbështetur njerëzit që janë të përkushtuar për të humbur peshë përgjatë vitit që fillon.
Deri në vitin 2014, janë regjistruar më shumë se 1.000 lloje të ndryshme të dietave dhe në një studim të fundit, tregohet se njerëzit që ndiqnin dieta vegjetariane, kishin humbur pothuajse 5 kilogramë më shumë se sa njerëzit që nuk bënin asnjë ndryshim në dieta. Për njerëzit që u kthyen në veganë, rezultatet ishin edhe më të dukshme pasi pjesëmarrësit në dietë humbën pothuajse dyfishin peshës së asaj që humbi grupi vegjetarian.
Nuk është kurrë vonë për të filluar të ushqeheni shëndetshëm, sidomos kur bëhet fjalë për përmirësimin e cilësisë së jetës, shëndetit fizik ashtu edhe mirëqenies emocionale, por para se të vendosni të merrni ndonjërën prej dietave, konsultohuni me mjekun tuaj apo me ndonjë profesionist të kësaj fushe.