– Më 2 janar, të vitit 2016, këngëtarja Adele, arriti të klasifikohet në vendin e parë në top listën e albumeve më të mira në Amerikë, ‘Billboard’ me albumin e saj të titulluar ‘25’. Albumi ishte një sukses masiv në gjithë botën, duke mbajtur pozitat e para në top lista muzikore, në më shumë se 25 vende të botës.
– Në këtë datë, të vitit 1985, pjesëtari i grupit The Rolling Stones, Ronnie Wood, u martua me gruan e tij të dytë, Jo Karslake, në Buckinghamshire, në Angli. Të ftuar ishin Ringo Starr, Rod Stewart, Jeff Beck dhe anëtarët e tjerë të bendit The Rolling Stones (përveç Mick Jagger).
– Në po këtë datë, të vitit 2005, grupi Green Day mbanin pozitën e parë të top listave britanike, me albumin e tyre të shtatë ‘American Idiot’. Ata u nominuan për shtatë çmime Grammy dhe fituan çmimin për ‘Albumin më të mirë rock’, të vitit 2005.