Isra Abazi shumë shpejt mund të jetë talente e radhës, që do të pushtoj skenat botërore. Në këtë, na bënë të besojmë zëri i saj i mrekullueshëm, një zë i veçantë dhe shumë identifikues.
Në një intervistë dhënë Radio KFOR-it, Isra tregoi kur ka filluar të merret me muzikë dhe ku e gjen motivimin e pasionit të saj: “Me muzikë kam filluar që të merrem që e vogël dhe motivimin e kam gjetur tek njerëzit që më rrethojnë, sidomos familja e cila më ka shtyrë edhe më shumë që të merrem me muzikë. Kam pranuar reagim pozitiv çdo herë, në çdo paraqitje timen nga publiku, gjë që ka qenë shtysë e mëtutjeshme. Synimi im është që përmes muzikës, të përcjell mesazhe pozitive dhe motivuese edhe përmes interpretimit tim. Çmimi më i madh për mua ka qenë dhe është përkrahja e publikut dhe pozitiviteti që ma kanë përçuar gjithmonë.”
Isra Abazi është 16 vjeçare, jeton në Prishtinë dhe talenti i saj për muzikën nuk është i rastësishëm, ajo është vajza mexosopranos kosovare e cila ka prekur skenat botërore të muzikës, Sanije Matoshi.