Një nga klasiket më të dashura të letërsisë botërore “Romeo & Juliet”, pritet të vijë në Prishtinë në një format unik, që kombinon patinazhin artistik, baletin dhe teatrin, duke sjellë në jetë historinë e Romeo dhe Zhulietës përmes një shfaqjeje spektakolare mbi akull. Ky spektakël i interpretuar nga patinazhistë të nivelit ndërkombëtar dhe i shoqëruar me koreografi mbresëlënëse, pritet të sjell dramë, pasion dhe emocione të forta në çdo skenë, duke e kthyer shfaqjen në një përvojë të paharrueshme për publikun.
Eventi fillimisht do të mbahet më 14 shkurt në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, si një mënyrë ideale për të festuar Ditën e të Dashuruarve, ndërsa më 20 shkurt shfaqja vjen në Prishtinë, në Sallën 1 Tetori. Biletat tashmë janë në shitje në platformën VIVERE.AL.
“Romeo & Juliet ON ICE” fton artdashësit, çiftet dhe familjet të përjetojnë një klasik botëror në një interpretim modern, elegant dhe emocional mbi akull.







