Përmes një komunikatë për media, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), bën apel për kujdes të shtuar nga rriqërat, meqenëse, siç njofton ky Instituti, ato tashmë kanë filluar të pickojnë. Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët që të mos qëndrojnë gjatë dhe pa nevoj në livadhe dhe vende me shkurre, mirëpo nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende në natyrë, pajisuni me rroba të gjata dhe pantallonat fusni nën çorapë, përdorni preparate me të cilat lyejmë pjesët e trupit që i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut, e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplaka, qafë), kontrolloni trupin nëse keni ndonjë rriqër.
Në këtë komunikatë për media, gjithashtu rekomandohet që pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre, të kontrolloni përsëri trupin, mirëpo nëse jeni pickuar nga rriqëri, atëherë sa më shpejt duhet të paraqiteni në qendrën më të afërt mjekësore.