Është hedhur shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës në futboll dhe vëmendja është tek derbi Gjilani – Prishtina. Nga 16 skuadrat që kanë mbetur në garë, secila nga to synon që t’i shkoj në fund kësaj gare dhe në 1/8 e finales, pritet të ketë përballje shumë interesante.
Padyshim që ndeshja kryesore do të jetë ajo në mes të Gjilanit dhe Prishtinës, dy skuadra këto që ishin finaliste në edicionin e fundit.
Ballkani do të ketë punë me Vëllaznimin e Gjakovës, derisa Drita para adhuruesve të vet pret Rilindjen 1974. Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Riza Lushta’, ku Trepça ’89 takohet me Llapin, derisa Vjosa pret 2 Korrikun.
Feronikeli ’74 – Malisheva është një sfidë tjetër interesante ashtu si edhe Suhareka – Prishtina e Re dhe Dukagjini e Dinamo. Ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës do të zhvillohet më 3 dhe 4 shkurt, të vitit 2024.