Ushtarët e #KFOR-it dhuruan vullnetarisht gjak në kampin “Film City” në Prishtinë, për të mbështetur Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
Dhurimi i gjakut është një gjest vullnetar, personal dhe i fortë i altruizmit që demonstron përkushtimin e anëtarëve të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Më shumë detaje rreth këtij eventi, i morëm nga organizatori kryesor i tij, kreu i ekipit LMT K8, Fabio Carlone: “Kemi pasur sot më shumë se 200 dhurues vullnetarë. Kjo ngjarje është shumë e rëndësishme, sepse me dhurimin e gjakut mund të shpëtojmë shumë jetë”.
Radio KFOR-i intervistoi edhe Drejtoreshën e Qendrës Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut të Kosovës, Dr. Bukurie Zhubi: “Bashkëpunimi me KFOR-in është jashtëzakonisht i mirëfilltë që nga viti 2000, prandaj unë vazhdimisht shpreh mirënjohjen time për këto organizime të rëndësishme. Gjithashtu, u bëjë thirrje të gjithë atyre që janë në një gjendje të mirë shëndetësore, që të dhurojnë gjak, në mënyrë që të kthejnë buzëqeshjen dhe dëshirën për jetë, për të gjithë pacientët në gjendje jo të mirë shëndetësore.”
Duke dhuruar gjak, ne mund të bëjmë një ndryshim jetik për shumë njerëz!