Sot (15.07.19) në ambientin e ‘Bibliotekës Kombëtare të Kosovës’ është hapur “Ekspozita e fëmijëve me aftësi të kufizuara”.
Kjo ekspozitë ka për qëllim sensibilizimin e opinionit për talentin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në lëminë e pikturës si dhe inkurajimin e këtyre fëmijëve për aktivitetee e tyre të mëtutjeshme në këtë lëmi.
Ekpozita është hapur nga “Handicap Kosova” me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në kuadër të ekspozitës do të shfaqen edhe punimet e fëmijëve me aftësi të kufizuara nga Qendra Burimore “Përparimi”, OJQ”Handikos” dhe Shoqata “Autizmi”.