Organizata “Unë dhe Vullnetarizmi Edukativ”, nesër ( 7 maj), në bibliotekën ‘Hivzi Sylejmani’, në Prishtinë, nga ora 14:00, fillon me pranimin e aplikimeve për super-vullnetarë.
Nëse jeni aktiv, energjik ose të shoqërueshëm, ju mund t’i bashkoheni këtij organizimi, duke dërguar të dhënat e juaja personale, si: emrin, mbiemrin, gjininë, moshën, vendbanimin, shkollën si dhe duhet të shkruani për motivimin e juaj për punë vullnetare.
Të gjitha këto të dhëna më pas, mund t’i dërgoni në këtë adresë elektronike: supermentoret@gmail.com ose të kontaktoni këtë numër të telefonit: 049 308 942.