K2.0 prezanton ekspozitën dhe instalacionin e artit “Handle With Care”, që adreson ekzistencën e skllavërisë të kohës moderne dhe realitetin e ashpër me të cilin ballafaqohen gratë që janë bërë viktima të trafikimit njerëzor dhe të industrisë së seksit. Në Hapësirën e Re të K2.0, duke filluar nga ora 18:0, sonte (20.11.18) do të keni mundësi të shikoni një performancë live “The Prostitution Monologues” me performues lokal dhe një diskutim me artisten Jimini Hignett.
Ky instalacion i ka bërë bashkë tri punimet e krijuara nga dy artistet, Jimini Hignett dhe Patricia Kaersenhout si dhe nga gratë që janë të mbijetuara të prostitucionit.
Qilimi i Patricia Kaersenhout simbolizon shtypjen e grave dhe mënyrën se si të drejtat e grave vazhdimisht shkelen, ndërsa disa maska të letrës të lyera me ngjyrë kafe, paraqesin autoportrete të bëra nga gratë që i kanë ikur prostitucionit.
Ekspozita në fjalë është mbështetur financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë dhe zbatohet nga Kosovo 2.0 në partneritet me Alter Habitus.