Radio i KFOR-i ju fton që të aplikoni në lojën shpërblyese, për fotografinë e cila më së miri pasqyron temën ‘Toleranca’. Të drejtë konkurimi kanë të gjithë, pavarësisht nga mosha, gjinia apo kombësia…
E rëndësishme është vetëm që të shkrepni një foto e cila e paraqet më së miri tolerancën dhe të na e dërgoni atë në adresën k4like@radiokfor.com, së bashku me të dhënat e juaja!
Është e rëndësishme që ju të jeni nga Kosova, që fotografia të jetë e shkrepur në Kosovë dhe të mos jetë e përpunuar në mënyrë digjitale!
Aplikimi për këtë foto-garë shpërblyese, ka filluar me datën 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më 6 dhjetor 2018. Pas kësaj periudhe, juria jonë profesionale e cila përbëhet edhe nga një fotograf profesionist, do të kontrollojë nëse punimet e dorëzuara plotësojnë të gjitha kriteret e konkursit dhe do të përzgjedhin dhjetë fotografi që do të publikohen më pas në profilin zyrtarë të Radio KFOR-it në Instagram ‘radiokforshqip’.
Fituese do të jenë ato fotografi të cilat në fund të garës, do të mbledhin më së shumti pëlqime (Likes). Radio KFOR ju ofron çmime të vlefshme! Vendi i parë fiton një ‘Smartphone’, i dyti një ‘Tablet’ dhe i treti një ‘Smart Watch’.
Për informacione shtesë dhe detaje rreth lojës shpërblyese, kontaktoni faqen zyrtare në Facebook – Radio KFOR 90.2 Shqip ose në Email adresën k4like@radiokfor.com
Pasqyrojeni tolerancën përmes fotografisë dhe bëhuni fitues i çmimeve të vlefshme!