‘Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar’ ka filluar rrugëtimin për rivitalizimin e nevojshëm të kinemasë “Jusuf Gërvalla”. Për të vazhduar jetën kulturore dhe funksionin kinematografik në kinemanë e vetme të qytetit të Pejës, i duhen mjete financiare. Koordinatorja e projekteve të Anibar, Arlinda Kastrati për Radio KFOR-in tregoi rëndësinë që ka kontributi i gjithësecilit për ta bërë multifunksionale Kinon, të cilës i duhet në total 25 mijë euro:
“Për me vazhdu me kampanjën #kinopërqytetin , duhet që brenda 8 ditëve në vazhdim të grumbulloehn 35% të shumës totale të kampanjës. Kështu që, i kishim lutur të gjithë ata që dojnë me kontribu, me hy në faqen https://kosovaideas.com/campaign/detail/465, ku mund të kontribuojnë në forma të ndryshme qoftë edhe me shpërndarjen e kampanjës ose në mënyra të ndryshme. Ka pasë njerëz të ndryshëm që kanë kontribuar në kampanjë, janë diku mbi 2 mijë euro që janë grumbulluar. I kisha falenderu dhe i kisha inkuraju edhe të tjerët ta bëjnë të njëjtën gjë, pasi Peja ka vetëm kinemanë “Jusuf Gërvalla” dhe ajo është e të gjithë qytetarëve”.
Këto mjete nevojiten për të rregulluar hapësirat e kinemasë, korridorin, skenën, sallën, ndriçimin si dhe pjesën e jashtme të kinemasë.