“HandiKos”me seli në Prishtinë, sot (31 korrik) organizon ceremoninë përmbyllëse të punëtorive të implementuara të fëmijëve me aftësi të kufizuara, në kuadër të qëndrimit ditor për fëmijë.
Qëllimi kryesor i kësaj shoqate ishte dhe vazhdon të jetë respektimi i të drejtave dhe përmirësimi i standardeve të jetës së personave me aftësi të kufizuar në Kosovë, përmes veprimit në fushën e shëndetësisë, mirëqenies sociale dhe të punësimit, ndërsa sot veprimtaria është shtuar edhe në dy tematika të tjera: arsim dhe pjesëmarrje.
Vlen nënvizuar se HandiKos përfaqëson dhe përkrahë personat me aftësi të kufizuar përmes avokimit dhe lobimit, ofron shërbime të ndryshme përmes rrjetit të shtrirë në gjithë Kosovën dhe promovon barabartësinë dhe jetën e pavarur e të dinjitetshme për ta.
Bazuar në statistikat dhe vlerësimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Kosovë jetojnë përafërsisht rreth 250 mijë persona me aftësi të kufizuar.