Organizata “Let’s Do It Kosova” e cila merret me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, njoftoi se të dielen (26 janar), organizon aksion vullnetarë për pastrimin e liqenit të Badovcit.
Nisja e vullnetarëve bëhet nga zyret e “Let’s do It Kosova”, që gjendet në rrugën “Pashko Vasa”, Pejton, nga ora 9:30. Poashtu njoftohet se transporti dhe të gjitha mjetet logjistike do të ofrohen nga organizata, mirëpo për shkak të kushteve klimatike dhe terrenit të lagësht, pjesëmarrësit duhet të kenë me vete çizme ose mbathje më të thella. Pjesëmarrja duhet të konfrimohet deri ditën e shtunë, në ora 13:00, në numrin e telefoni: 044644633, ose përmes e-mail adresës: vullnetaret@letsdoitkosova.org