Në fillim të muajit mars, Radio KFOR-i filloi fushatën ‘Bashkëpunimi medial’, ku të ftuar ishin zëra e fytyra të njohura nga mediume të ndryshme të Kosovës, kontribues në promovimin e bashkëpunimit të mirëfilltë në mes të Radio KFOR-it dhe të gjitha mediumeve në Kosovë.
Për të përmbyllur fushatën një mujore sot, të ftuar special ishin dy personazhe të njohura dhe shumë të pëlqyera, moderatorët dhe njëherit gazetarët e KLAN Kosovës, Gonxhe Gërxhaliu dhe Milot Hasimja.
Nga biseda të shumta që u zhvilluan drejtpërdrejtë në studion e Radio KFOR-it, të ftuarit treguan shumë ngjarje nga jeta e tyre personale dhe ajo profesionale, pa lënë anash dërgimin e një mesazhi drejtuar dëgjuesve të Radio K4-it.
“Jetoni në paqe dhe jetoni jetën në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse ne e krijojmë një jetë më të mirë tash, besoj se edhe të tjerët do e vazhdojnë këtë!”, tha Miloti.