– Me 30 mars, të vitit 1968, lindi këngëtarja kanadeze me famë botërore, Celine Dion, e cila kishte zënë vendin e parë në të gjitha toplistat me hitin e saj “My Heart Will Go On”, këngë kjo kolonë zanore e filmit të famshëm “Titanic”. Ajo sot feston 54 vjetorin e lindjes.
– Në këtë datë, të vitit 1994, rock bendi Pink Floyd, nisën turneun e tyre të fundit në Miami.
– Me 30 mars, të vitit 2007, këngëtari dhe njëherit producenti Jay Z, i shiti kompanisë “Iconix” markën e tij të rrobave “Rocawear”, për 204 milionë dollar.