Përmbledhjen javore në teknologji, e fillojmë me produktin e ri të kompanisë OnePlus. Kompania në fjalë po kërkon t’i bashkohet tregut të tabletëve Android dhe tashmë ka patentën për emrin “OnePlus Pad”, debutimi i të cilit pritet të bëhet në fillimin të 2023-ës.
Në përmbledhjen javore, kemi edhe diçka nga fusha e robotikës. Roboti i cili është projektuar nga kompania britanike Engineered Arts, ka zbuluar se inxhinierët janë duke punuar në “këmbët prototip”. Roboti, i emërtuar Ameca, njihet si roboti më realist humanoid dhe ka shumë shprehje të fytyrës si: mund të mbyllë njërin sy, të shtrëngojë buzët, të lëvizë vetullat dhe të buzëqeshë.
Pjesë e përmbledhjes teknologjike këtë javë që po e lëmë pas, ishte edhe një arritje revolucionare nga fusha e mjekësisë. Gjaku i krijuar në laborator, është testuar tek njerëzit në provën e parë klinike të këtij lloji në botë dhe lajmi na vjen nga studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar. Sasi të vogla, të barabarta me disa lugë çaji po testohen për të parë se si funksionon ai brenda trupit të njeriut. Pjesa më e madhe e transfuzioneve të gjakut do të mbështeten gjithmonë tek njerëzit që dhurojnë gjak. Megjithatë, qëllimi kryesor është të prodhohen grupe gjaku vitale, por tepër të rralla, të cilat janë të vështira për t’u gjetur dhe konsiderohen të nevojshme për personat e varur nga transfuzionet e rregullta.