Radio K4 po vazhdon me fushata ndërgjegjësimi të qytetarëve të Kosovës për kursim të energjisë elektrike. Për fat të mirë nga ‘KEDS Kosova’, nuk lajmëron për reduktime apo probleme të theksuara dhe aktualisht furnizimi është pa ndërprerje, përveç zonave ku do të ketë punime në rrjete, të cilat priten të sanohen sa më shpejt.
Së fundmi kemi pasur edhe ndryshim të çmimit të energjisë elektrike në vendin tonë, tarifat e reja kanë filluar të aplikohen që nga data 09.02.22 dhe priten të vazhdojnë deri me 31 mars 2023.
Tarifat për konsumatorët familjarë, për nivelin e konsumit deri në 800 kwh në muaj, do të mbesin të njëjta, ndërsa diferenca e konsumit mbi 800 kwh për muaj, do të faturohet me tarifën e ulët (gjatë natës) prej 5.9 dhe tarifën e lartë (gjatë ditës) prej 12.52 cent.