Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, 393 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 si dhe numri total i rasteve aktive është 5.650.
Përveç të dhënave të fundit, Ministria e Shëndetësisë ndau edhe disa këshilla të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, lidhur me COVID-19.
Mbroni veten dhe të tjerët duke ndërmarrë gjashtë hapa të thjeshtë, duke filluar me marrjen e të gjitha dozave të rekomanduara të vaksinës COVID-19:
– Vaksina;
– Mbani distancë të sigurt;
– Mbani maskë në mjedise të mbyllura;
– Kollituni ose teshtini në bërryl;
– Pastroni duart.