Edicioni i ri në futbollin e femrave vjen me risi në Superligë dhe gjithashtu në Ligën e Parë. Kësaj radhe, në formatin e ri të Superligës do të garojnë tetë ekipe, kurse në Ligën e Parë do të marrin pjesë gjashtë ekipe.
Nga shorti i hedhur këtë të hënë, tashmë, edhe janë bërë të ditura ndeshjet të cilat do të hapin stinorin e ri.
Në javën e parë në Superligë do të takohen: Malisheva – Llapi, Bazeli – Ep Com Hajvalia, Kosova Vr – Mitrovica dhe Dukagjini – Jakova.
Kurse në Ligën e Parë, stinorin e hapin ndeshjet: Feronikeli – Presingu, Intelektualet – Vizioni dhe Liria – 16 qershori.
Edicioni i ri në Futbollin e Femrave në Kosovë fillon më datën 27 gusht.