– Sot, feston ditëlindjen këngëtarja dhe aktorja e famshme Madonna, e lindur me 16 gusht, të vitit 1958, në Michigan. Ajo njihet për karrierë të suksesshme në muzikë dhe aktrim me albume që arritën në pozitat e para të top listave muzikore në gjithë botën. Disa nga këngët më të njohura të këngëtares titullohen ‘Like A Virgin’, ‘Into the Groove’, ‘Like a prayer’, e shumë hite të tjera. Madonna ka fituar dhjetë çmime ‘Grammy’ si dhe dy çmime ‘Oscar’ për performancën e saj në filmat ‘Evita’ dhe ‘Dick Tracy’.
– Me 16 korrik, të vitit 1997, aktori dhe njëherit këngëtari Will Smith, ishte radhitur në pozitën e parë në top listat muzikore botërore, me këngën ‘Men In Black’, që ishte edhe kolonë zanore e filmit me të njëjtin titull. Me këtë këngë Smith, fitoi edhe çmimin ‘Grammy’, për performancën më të mirë, në vitin 1997.