Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv si dhe janë shtuar 512 raste të reja me këtë virus.
Për të mësuar për gjendjen aktuale të përgjithshme me këtë virus në Kosovë, Radio KFOR-i kontaktoi pulmologun, Dr. Arbër Ismaili, i cili theksoi: “Tash është koha kur kemi numrin më të madh sa i përket numrit me raste me CoViD-19. Numër i madh i pacientëve po i frekuentojnë edhe qendrat e mjekësisë familjare, por numër i madh i pacientëve janë të shtrirëve edhe në klinikat e spitaleve, ku të gjithat janë të mbushura me pacientë të infektuar. Kjo nënkupton që jemi në kohën ku ka arritur piku, numri më i lartë i pacientëve dhe që janë të nevojshme ndërmarrja e masave për ta zvogëluar numrin e rasteve me CoViD-19.”
Duke u bazuar në numrin e madh të të infektuarve, Qeveria e Kosovës, dje (05.04.2021) miratoi disa masa ndalimi, të cilat pritet të ndikojnë në uljen e numrit të të infektuarve me CoViD-19.