Me fillim të këtij muaji, janar, po shënohet një rritje e lehtë e të infektuarve me CoViD-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 17 raste, nga 117 testime të kryera. Aktualisht numri i rasteve aktive në Kosovë është 80 persona të infektuar. Edhe pse situata është nën kontroll në vendin tonë, institucionet shëndetësore po vazhdojnë t’u bëjnë thirrje të gjithëve që të vazhdojnë me procesin e vaksinimit kundër CoViD-19.
“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që të vaksinohen. MSH dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që rritja e rasteve me COVID-19 kërkon edhe masa parandaluese, andaj duhet të të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse duke zbatuar vendimet e Qeverisë, duke bartur maska në të gjitha ambientet e mbyllura, distancë, higjienë, dezinfektues për duar në të gjitha institucionet publike e private dhe të vaksinohen kundër COVID-19,” thuhet në thirrjen e insitucioneve shëndetsore.