– Më 19 janar, të vitit 1967, The Monkees ishin në pozitën e parë në top listën britanike, me këngën ‘I’m A Believer’. Kënga e kompozuar nga Neil Diamond, kishte mbi 1 milion porosi për blerje, ende pa u publikuar. Albumi i tyre që përmbante këtë këngë, është shitur në mbi 10 milionë kopje, në të gjithë botën.
– Në këtë datë, të vitit 2001, ishte raportuar se Paul McCartney, ishte miliarderi i parë i muzikës pop, në botë. McCartney më pas njoftoi se pasuria e tij arrinte vlerën prej 725 milionë dollarësh dhe pritej të bëhej një miliarder, pas shitjeve të mëdha nga albumi i koleksionit të ‘The Beatles’.