Dashamirët e filmit i pret një mundësi fantastike, pasi që shtatë premiera të filmave të rinj do të shfaqen në kinemanë Cineplexx:
-‘Babylon’ një komedi, drame, ku historia e ambicies se madhe dhe të tepruar që gjurmon ngritjen dhe rënien e personazheve të shumtë gjatë një epoke dekadence dhe shthurjeje të shfrenuar në Hollywoodin e hershëm. Aktorët kryesorë në këtë film janë: Brad Pitt dhe Margot Robbie.
-‘Plane’, një film aksion, aventurë, ku një pilot e gjen veten të kapur në një zonë lufte pasi detyrohet të ulë avionin e tij komercial, gjatë një stuhie të tmerrshme. Aktori kryesor në këtë film është Gerad Butler.
– ‘The Fabelmans’, një dramë, ku një i ri i rritur në Arizonën e pas Luftës së Dytë Botërore, Sammy Fabelman aspiron të bëhet regjisor, ndërsa arrin adoleshencën, por së shpejti zbulon një sekret familjar dhe eksploron se si fuqia e filmave mund ta ndihmojë të shohë të vërtetën. Filmi mori 5 nominime në Golden Globe të këtij viti, duke fituar: Filmi më i mirë – Dramë dhe Regjisori më i mirë për Spielberg.
Biletat tashmë janë ne shitje edhe mund të blihen online përmes aplikacionit të Cineplexx KS (iOs dhe android), apo në kinema nga ora 15:30. Oraret e filmit mund t’i gjeni në www.cineplexx-ks.eu.