‘Instituti Demokraci për Zhvillim’ ka vazhduar projektet e gjithëpërfshirjes së të rinjëve në komuna të ndryshme të Kosovës. Sot (03.02.20) është mbajtur takimi në ambientet e ‘Hotel Dukagjini’ në Pejë, me të rinjtë e këtij qyteti për të diskutuar rreth fushave në të cilat ata mendojnë që duhet ndryshuar. Në një intervistë për Radio KFOR-in zyrtarja e këtij projekti nga kjo organizatë Jetmira Zeka, tregoi për projektin në fjalë që përfshinë të rinjtë e komunave të ndryshme të Kosovës: “Që disa muaj jemi duke mbajtur organizime të tilla në komuna të ndryshme të Kosovës. Ky aktivitet është aktiviteti i tretë me radhë me të rinjët e komunës së Pejës. Ideja është që të takohemi jo formalisht me të rinjët dhe t’i krijojmë një mundësi atyre që të diskutojnë për problemet që shqetësojnë komunën e tyre dhe t’i adresojnë ato probleme tek asambleja komunale dhe të punohet në përmirësimin e tyre, duke i bërë edhe të rinjët pjesë e vendimarrjes.”
Ky aktivitet po realizohet si pjesë e projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politike”, përkrahur nga National Endowment for Democracy (NED).