Akropoli i Ri – Prishtinë, sot (3 shkurt), nga ora 18:00, organizon konferencën mbi simbolet në ëndrra sipas Carl G.Jung.
“Ëndrrat shprehin të vërtetën e fshehur dhe realitetin e njeriut ashtu siç është, jo siç e projektojmë ne, jo siç do të kishim dëshirë të ishte, por ashtu siç është”, kështu thoshte C. G. Jung, i cili njihet si themelues i Psikologjisë Analitike, duke dhënë një kontribut të çmuar në shpjegimin e shumë sjelljeve njerëzore, nga ato më inferioret edhe jo vetëm. Në konferencën e lartpërmendur do të trajtohen qëndrimet e C. G. Jung ndaj ëndrrave si dhe do të trajtohen 7 arketipet kryesore që shfaqen në ëndrra, duke zbërthyer mesazhet e tyre që përcjellin tek çdo njeri. Të interesuarit, duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen, meqenëse vendet në konferencën e hapur janë të limituara.