Në këto ditë të freskëta dhe me shi, Radio KFOR-i përveç se je mbanë të disponuar me muzikë, ju njohim edhe me mundësitë që të kaloni kohë kualitative. Gjatë këtyre ditëve ka shumë aktivitete kulturore, të cilat mund ti ndiqni nga afër dhe ne po sjellim vetëm disa prej tyre:
Për fansat e librit, një mundësi fantastike për të shtuar vepra të reja në koleksionin tuaj, është padyshim “Panairi i 22-të i Librit Prishtina 2022”, një organizim që do të përmbyllet më 12 qershor në orën 18:00. Panairi do të jetë i hapur për vizitorë, çdo ditë nga ora 09:00-20:00, për më tepër hyrja për vizitorë është pa pagesë!
Një tjetër aktivitet vjen në kuadër të DOKUTECH, me temën e këtij viti “My Face is Not a Barcode”, ku mund të shijoni një program të kuruar nga BIJAT. Do të ketë performanca live, DJ nga tregu vendor dhe ndërkombëtar. Ky event do të mbahet me datën 11 qershor, me fillim nga ora 19:00 në hapësirat e “Garden – Open Kitchen”
Fansat e muzikës rock, këtë të shtunë do të kenë mundësi të shijojnë performancën live, nga 3 bende lokale. Eventi ‘Sweat ‘n’ Roll’, organizohet nga Defy Them dhe Kosovo 2.0.