Me rastin e 23 vjetorit të fillimit të misionit të KFOR-it në Kosovë, mysafire në Radio KFOR sot (10.06.22), ishte znj. Vlorë Braha, pjesë e këtij misioni paqeruajtës.
Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë, tash e 23 vite, me punën dhe përkushtimin e tyre kontribuon në sigurimin e paqes në Kosovë.
Në këtë rrugëtim paqeje, prej më shumë se dy dekada edhe punonjësit civil të KFOR-it, janë ata që e japin kontributin e tyre në sektorë të ndryshëm, e që punën e tyre e bëjnë me përkushtim dhe dashuri çdo ditë. Njëra ndër punëtoret e para civile, në cilësinë përkthyeses/interpretueses në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë, është pikërisht znj. Vlorë Braha, e cila në një intervistë për Radio KFOR-in, ndau përvojën dhe rrugëtimin e saj 23 vjeçar në KFOR: “Për mua këto 23 vjet pune në KFOR ishin nder, privilegj dhe kënaqësi e jashtëzakonshme, të punoj për një organizatë gjigande, siç është KFOR-i. Kam shumë kujtime të bukura gjatë tërë këtyre viteve pune dhe kujtoj ditën e parë të punës me 19 qershor, ku u zhvilluan edhe takimet e para të KFOR-it me institucione të tjera. Po ashtu, puna me kultura të ndryshme, më ka ndihmuar shumë në punën time por edhe në aspektin personal, sepse nga puna me kultura të ndryshme, mëson se si ti shohim gjërat më ndryshe apo më mëndje hapur.”
Znj. Braha, kishte edhe një mesazh për të gjithë dëgjuesit, që ta duan jetën dhe ta jetojnë çdo minutë në maksimum si dhe të vazhdojnë ta dëgjojnë Radio KFOR-in.