Ky stinor është duke sjellë rezultate shumë interesante në Superligën e Kosovës, përkundër faktit që dy klubet nga Gjilani, e kanë dëshmuar se e kanë marrë me seriozitet garën për titull, megjithatë diferenca e vendit të parë dhe të gjashtë në Superligë, dallon vetëm për dy ndeshje.
Java e 16-të e Superligës, vjen me pesë ndeshje të cilat do të zhvillohen me datat 27 dhe 28 nëntor. Fillimisht, Ulpiana do të përballet me Prishtinën dhe Drita me Dukagjinin, pastaj të dielën, Malisheva e pret në shtëpi Drenicën, Feronikeli – Ballkanin dhe Llapi – Gjilanin.
Për të gjithë fansat e futbollit, ju njoftojmë se edhe sot (25.11.21), do të zhvillohen shumë ndeshje në kuadër të UEFA Europa League, vëmendje më të madhe marrin takimet: Monaco – Real Sociedad, Leicester City – Legia Warszawa, Olympiacos – Fenerbahce, Galatasaray – Marseille dhe Bayern Leverkusen – Celtic.