Në këtë ditë në vitin 1972, Chuck Berry qëndroi në pozitën e parë në top listën muzikore në në Mbretërinë e Bashkuar me këngën ‘My Ding a-Ling’. Kjo këngë u regjistrua fillimisht nga Dave Bartholomeë në vitin 1952.
Në vitin 2003, Michael Jackson hapi një faqe në internet për t’u mbrojtur pas akuzave për abuzim seksual të një djali 12 vjeç. Këngëtari postoi një mesazh ku thuhej se akuzat ishin të bazuara në ‘një gënjeshtër të madhe’ dhe ai dëshironte t’i jepte fund kësaj kohe të tmerrshme që po kalonte duke dëshmuar në gjykatë për pafajsinë e tij.
Me 25 nëntor të vitit 2005, Madonna arriti në pozitën e gjashtë të albumeve më të mira në SHBA me albumin ‘Confessions on a Dance Floor’.