Ndeshja e cila do të hapë mbrëmjen e sotme (31.01.24), që do të jetë e vlefshme për xhiron e 22-të në La Liga, është ndërmjet Barcelonës dhe Osasuna’s. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin olimpik “Lluis Companys”, duke filluar nga ora 19:00.
Vlen të përmendim se Skuadra e Xavit, renditet në vendin e katërt me 44 pikë, ndërsa ajo e Jagoba Arrasate radhitet në pozitën e 12-të me 26 pikë. Ndeshja e dytë dhe e fundit për sonte, është mes Atletico Madridit dhe Rayo Vallecanos, e cila do të luhet në stadiumin “Civitas Metropolitano”, duke filluar nga ora 21:00.
Duhet theksojmë se Madridi ka 44 pikë apo i treti në tabelë, ndërsa Vallecano 24 pikë, i 13-ti në tabelë.