Stina e vjeshtës, shënon kalimin nga vera në dimër dhe si rrjedhojë ndodhin shumë ndryshime të kushteve mjedisore, ku çdo gjethe bëhet e verdhë, e kuqe dhe kafe, por mbi të gjitha janë frutat e ndryshme që arrijnë kulmin e sezonit gjatë muajve të vjeshtës.
Më poshtë Radio KFOR-i ju njeh me disa nga vetitë e mira të frutave, disa nga të cilat duhet ti përfshijmë në ushqime tona përgjatë stinës së vjeshtës:
Fiku: Shijen e këtij fikut të freskët, mund ta shijoni vetëm në vjeshtë, frutë ky i cili është i mbushur me vitamin A, C dhe kalium dhe është gjithashtu i shkëlqyer për tretje të ushqimit.
Kumbulla: Është një nga frutat më të mira të stinës së vjeshtës. Ky frutë njihet më së shumti për përmbajtjen e ulët të sheqerit, një karakteristikë e shkëlqyer që e bën atë ideal për pacientët me Diabet të Tipit 2. Ka përfitime të shumta shëndetësore për të ngrënë rregullisht kumbulla, duke përfshirë lehtësimin nga kapsllëku, uljen e ankthit dhe depresionit, uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe furnizimin e lartë të anti-oksidantëve.
Molla: Ky frutë është i pjekur për t’u mbledhur në sezonin e vjeshtës, i mbushur me fibra dhe vitaminë C dhe mund të ndihmojë edhe në shëndetin neurologjik.
Dardha: Një dardhë siguron 12% të dozës suaj ditore të vitaminës C, së bashku me një mori vitaminash dhe lëndësh ushqyese të tjera thelbësore. Gjithashtu, dardha mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.
Rrushi: Rrushi ka tendencë të jetë më i lartë në sheqer natyral se shumica e frutave, prandaj mund të mbrojë zemrën tuaj me sasinë e lartë të fibrave dhe kaliumit.
Shega: Farat e shegës mund të jenë të lodhshme për tu mbledhur, por ia vlen. Me përzierjen e tyre të fuqishme të anti-oksidantëve janë të dobishëm në luftimin e kancerit, alzheimerit dhe artritit.
Boronica: Boronica është përplot me fibra dhe vitaminë C dhe mund të ndihmojë në ngadalësimin e përparimit të tumoreve.
Ka edhe shume fruta të tjera që na i sjellë vjeshta e që duhet konsumuar, siç janë: banania, ftoni, portokalli, shega, kivi, e të tjera dhe ngrënia e tyre sipas stinës, e ndihmon trupin tonë që të plotësojë nevojat ushqyese dhe të rris imunitetin!