Viti 2020, ka sjellë lajme të mira për shumë çifte të famshme, që kanë sjellur në jetë foshnjet e tyre. Por, kush janë foshnjat dhe prindërit e famshëm të vitit 2020?, – ju njohim në vijim:
Gigi Hadid dhe Zayn Malik: Çifti Gigi Hadid dhe Zayn Malik, këtë vit u bënë prindër të fëmijës së tyre të parë. Vajzën e quajtën, Zigi.
Orlando Bloom dhe Katy Perry: Katy Perry u shfaq me barkun e saj shtatëzënë në videoklipin e saj “Never Worn White”. Në fund të muajit gusht 2020, Perry njoftoi për ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Daisy Dove Bloom.
Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara: Aktorët Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara, mirëpritë fëmijën e tyre të parë, një djalë të cilin e quajtën, River. Ai është emëruar sipas vëllait të ndjerë të aktorit, Phoenix.
Nicki Minaj dhe Kenneth Petty: Reperja Minaj dhe bashkëshorti i sa Kenneth Petty, u bënë prindër të një djali, më 30 shtator 2020.
Ciara dhe Russell Wilson: Çifti Ciara dhe Wilson këtë vit mirëpritën në jetën e tyre një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin, Win.
Joe Jonas dhe Sophie Turner: Ky vit ka qenë i frytshëm edhe për aktoren në rolin kryesor në serialin ‘Game Of Thrones’, Sophie Turner. Aktorja dhe partneri i saj Joe Jonas, janë bërë prindër të fëmijës së tyre të parë. Çifti kanë mirëpritur një vajzë në jetën e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Willa.