Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë” është themeluar në mars të vitit 2018, me qëllim të krijimit të një ambienti pozitiv në shoqëri, përmes aktivizimit kulturor. Së fundmi në kuadër të këtij fondacioni është hapur “Project Space”.
Radio KFOR-i kontaktoi drejtoreshën e Fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, Nita Zeqiri e cila tha se “Project Space” nënkupton rikthimin e hapësirave të ndryshme për komunitetin dhe njerëzit në shoqëri.
“Project Space do të thotë është hapësirë e lirë, ku të gjithë munden të vinë. Në mbrëmje zakonisht ka aktivitete të ndryshme kulturore apo edhe diskutime të temave të ndryshme sociale. Të rinjtë edhe të rejat munden të na kontaktojnë edhe në facebook si dhe munden të na përcjellin edhe në Instagram – fondacioni 17-të“, tha Nita Zeqiri.
“Project Space” gjendet afër Muzeut Etnologjik, në Prishtinë dhe është i hapur çdo ditë pune nga e hëna deri në të premten, prej orës 11 deri në orën 22:00.