Këtë vit, “Anglia Academy Kosovo” sjell në Brezovicë, Kampin Dimëror të Skijimit ” ANGLIA SKI CAMP 2019”.
Kjo aventurë realizohet në vazhdimësi të 13 të tillave që janë organizuar në 7 qytetet të Kosovës, duke transformuar jetën e mbi 3250 fëmijëve.
Siç njoftojnë organizatorët, në këtë përvojë të këndshme dimërore mund të marrin pjesë fëmijë nga e gjithë Kosova, që i përkasin moshave 10-18 vjeç.
Kampi dimëror do të përmbyllet më 10 janar, me një garë të skijimit në kategori të ndryshme dhe do të ketë shpërblime për fituesit.