Për dashamirët e filmit, edhe 2019-ta do të jetë e pasur me filma të ndryshëm, të cilët do të përmbushin kërkesat e të gjithëve, pavarësisht cilin zhanër parapëlqëjnë ata.
Revista e njohur “Seventeen” ka renditur shtatë filmat e zhanrit romancë që sipas tyre do të tregojnë që dashuria nuk ka vdekur ende.
Filmi i parë që kryeson këtë listë është “What Men want”, një ripërpunim i filmit “What Women want”, i cili do të ketë premierën e tij më 8 shkurt të 2019-së.
Listën e vazhdon filmi “Isn’t it Romantic”, një romancë-komedi që do të publikohet më 14 shkurt të vitit 2019, kurse “Five Feet Apart” është njëri nga filmat e shumë pritur të vitit 2019, i cili do të lansohet më 22 mars.
Një ripërpunim i filmit të animuar “Aladdin” do të vijë më 24 maj, “The Stand-in” gjithashtu do të publikohet gjatë këtij viti, kurse “Stargirl” që përmbyllë këtë listë, poashtu do të ketë premierën e tij gjatë vitit 2019.