Premierat dhe para-premierat botërore që zbarkojnë në Cineplexx, do të keni mundësi t’i shikoni, madje edhe FALAS.
Cineplexx dhe Radio KFOR-i, po shpërblejnë dëgjuesit me bileta. Duke filluar nga data e sotme (06.07.21), e çdo të martë, në kuadër të emisionit ‘Cosmopolis’, që transmetohet nga ora 10:00, do të keni mundësi që të jeni njëri ndër fituesit e biletave për të parë njërin nga filmat dhe premierat e programit të kinemasë më të madhe në vend – Cineplexx.
Lëreni alarmin në telefonin tuaj për çdo të martë, në orën 10:00, atëherë kur në profilin tonë në Instagram @radiokforshqip , do të gjeni postimin përmes të cilit do keni mundësi që edhe ju të jeni pjesë e lojës shpërblyese.
Hapat që duhet të ndiqni për të fituar biletat të martave në emisionin ‘Cosmopolis’ në Radio KFOR, janë:
- Bëni follow në Instagram profilet: @radiokforshqip dhe @cineplexx_kosovo;
- Bëni tag në postim, personin me të cilin do të donit të shikonit filmin në Cineplexx;
Fituesit më pas do të zgjedhën me opsionin ‘random’, në Instagram.