Nga data e sotme, 4 shtator e deri më 13 shtator, shënojmë “Javën e Ndërgjegjësimit për Migrenën”, nismë kjo e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për migrenën, që është një gjendje neurologjike që prek miliona njerëz në mbarë botën. Migrena njihet si një çrregullim kompleks që karakterizohet me dhimbje koke, të shoqëruara me simptoma të tjera, si: ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmave dhe aromave të përziera dhe me të vjella. Personat e prekur nga migrena, mund të përjetojnë dhimbje koke, e cila mund të zgjasë nga disa orë, deri në disa ditë. Duke ditur që kjo gjendje neurologjike prek miliona njerëz, edhe ndërgjegjësimi për migrenën është thelbësor. Shumë njerëz që vuajnë nga migrena nuk kanë një diagnozë të saktë, gjë që mund të çojë në mungesë të trajtimit të duhur, prandaj informimi mbi migrenën mund t’i ndihmojë njerëzit të njohin simptomat e tyre dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore.
Prandaj, “Java e Ndërgjegjësimit për Migrenën” është një periudhë një javore që shërben për të edukuar publikun mbi simptomat, trajtimet dhe sfidat e jetës me migrenë si dhe për të inkurajuar mbështetje për ata që jetojnë me këtë gjendje, e cila nuk ka një diagnozë të saktë se prej nga vjen.







