Kori i Filharmonisë së Kosovës ka njoftuar se është në përgatitje për paraqitjen në kuadër të “MareMeumFestival”, i cili do të mbahet në Vlorë.
Nën drejtimin mjeshtëror të dirigjentit Rafet Rudi dhe me pjesëmarrjen e violinistes së njohur Sihana Badivuku, Kori do të ngjitet në skenën e Teatrit Petro Marko. Gjatë mbrëmjes planifikohen të luhen veprat e kompozitorëve si: Ēriks Ešenvalds, Jan Sandström, Jake Runestad, Aulon Naçi, Vaso S. Tole, Lorenc Antoni dhe Rafet Rudi.
Koncerti do të mbahet me 5 shtator, në ora 19:00, në teatrin e qytetit të Vlorës “Petro Marko”.







