Melda Toys Review, është njëri ndër mijëra kanalet që i është shtuar YouTube, nga shtatori i vitit 2018. Misioni që ka ky kanal është edukimi i fëmijëve përmes videove të ndryshme. Ideatori dhe menaxhuesi i Melda Toys Review, Sheqir Heta, një një intervistë për Radio KFOR-in, tregoi se si lindi ideja për një program edukues të tillë dhe sa është i rëndësishëm ai për fëmijët:
“Ideja ka ardhë duke parë shumë video edukuese që janë në YouTube dhe dëshira e madhe që me ju ndihmu fëmijëve për fillet e gjuhës angleze dhe me ju ndihmu sadopak në edukim. Me sa kam parë unë një kanal i tillë, ka qenë i nevojshëm dhe shumë i mirëpritur nga audienca. E këtë e kam kuptuar nga komentet e vazhdueshme të prindërve, fëmijët e të cilëve tashmë janë pjesë e pandashme dhe i përcjellin me vëmendje videot të cilat i sjellim tek ta, pothujse çdo ditë. ”
Z. Heta na tregoi gjithashtu se krijimin e videove të tilla e bënë në baza ditore, duke marrë aplikacione të cilat pastaj i monton dhe adopton ose edhe duke krijuar vet të tilla.
Melda Toys Review ka qindra video edukuese për alfabetin, numrat, etj., që i dedikohen fëmijëve nga mosha 1 deri në 6 vjeç dhe ka arritur që për pak kohë të ketë afër 2 mijë subscribers (Përcjellës).